Superliga e Kosovës në futboll, luhet java e pestë

Futboll

Superliga e Kosovës në futboll, luhet java e pestë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:33
Superliga e Kosovës

Sot do të filloj java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së sotme janë në plan të zhvillohen gjithsej 3 takime.

Takimi më interesante pritet të jetë ai, i cili do të zhvillohet në Drenas e ku do të ndeshen Feronikeli dhe Drita.

Feronikeli vjen pas fitores së arritur në udhëtim tëk Ferizaji, ndërsa te gjilanasit punët nuk janë aspak mirë, pasi vijnë pas humbjes të shkaktuar nga Llapi dhe tashmë dihet se trajneri, Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje nga Drita.

Gjilani do ta presë në shtëpi Ballkanin, ndeshje cilat pritet të jetë shumë dinamike dhe të dy skuadrat do ta kenë të vështirë të arrijnë fitoren. Të dy këto dy skuadra vijnë nga barazimet, Ballkani kundër Prishtinës ndërkohë që Gjilani arriti të marrë një pikë në fushën e Drenicës.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet sot është ajo në mes të Prishtinës  dhe Ferizajit. Prishtina kërkon të rikthehet tek fitorja pas barazimit javën e kaluar në Suharek, kurse Ferizaji pritet të mundohet ti shakaktoj edhe më tutje probleme Prishtinës të Joses. E veçantë e këtij takimi është se trajneri i Ferizajit, Afrim Tovërlani do të jetë kundër ish ekipit të tijë ku arriti të fitojë gjithçka , por kësaj here do të jetë në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë që nesër do të zhvillohen edhe tri takimet tjera interesante, Trepça ’89-Drenica, Llapi-Flamurtari dhe Liria-Keku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat