Talenti i Ajax afër Barcës, arsyeja Leo Messi

Futboll

Talenti i Ajax afër Barcës, arsyeja Leo Messi

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:07
Lionel Messi

Frenkie de Jong, talenti i Ajax Amsterdam duket se i ka dhënë shenja pozitive skuadrës së Barcelonës.

Përfaqësuesi holandez ka qenë i lidhur me zërat që flitnin rreth një kalimi të mundshëm të lojtarit në “Camp Nou”.

Së fundmi ka qenë edhe vet de Jong që ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur krahas Lionel Messi.

“Do të doja të luaja me Messin ndonjë ditë. Kur ishim me pushime në Spanjë, gjyshi im më bleu fanellën e Messit, me numër 30 asokohe. Ai e dinte se unë e pëlqeja Messin”. Ishin fjalët e 21 vjeçarit.

Ende nuk ka diçka zyrtare nga asnjëra palë, mirëpo kjo deklaratë e lojtarit hap shumë dyer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat