Barça vuan, por përmbys ndaj Sociedad

Futboll

Barça vuan, por përmbys ndaj Sociedad

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:37
Barcelona

Barcelona vuajti në stadiumin e rinovuar ‘Anoeta’ në përballjen me Real Sociedad, por në fund ia doli të fitojë ndeshjen e katërt në po kaq javë të kampionatit spanjoll.

Kampionët e Spanjës e mbyllën ndeshjen 2-1 në favorin e tyre edhe pse nuk zhvilluan lojën e tyre më të mirë.

Sociedad mori avantazhin në minutën e 13 me Elistondon, por Barcelona përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me Luis Suarez dhe më pas me Ousmane Dembele dhe tani ka 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat