Ujkani komenton paraqitjet e Kosovës në Ligën e Kombeve

Futboll

Ujkani komenton paraqitjet e Kosovës në Ligën e Kombeve

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 23:23
Samir Ujkani

Në një lidhje direkte për “Zona Gol”, Samir Ujkani ka komentuar performancat e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe punën e trajnerit Challandes.

“Pas pranimit të Kosovës në garat ndërkombëtare, situata ishte e vështirë. Kemi vuajtur shumë. Por, mund të themi se gjatë këtyre dy viteve ( 2016-2018) kemi arritur progres të madh.

Nuk kemi pësuar asnjë gol, kemi një grup me lojtarë të ri në moshë dhe jemi favorit të grupit”  ishin fjalët e kapitenit të Kosovës.

Më tej ai ka vazhduar : Jemi kompakt. Duhet pasur paksa kujdes me djemtë e rinj në moshë.
Megjithatë, ata kanë prindër të mirë dhe janë mirë të edukuar. Nuk besoj se do të ketë problem. Përkundrazi, kjo është pika jonë e fortë, mosha e re në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat