Isco: Ka lojtarë të tjerë të cilët janë më të mirë se unë

Futboll

Isco: Ka lojtarë të tjerë të cilët janë më të mirë se unë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 09:27
Isco

Ai ka mundur të jetë jashtë formacionit startues, mirëpo Isco prapë se prapë ka qenë një hero mbrëmë për Real Madridin pas barazimit me Athletic Bilbaon.

Ai erdhi si zëvendësues dhe shëno golin e barazimit me kokë menjëherë pasi zuri vendin e Luka Modricit.

“Nuk jam vetëm unë në skuadër, ka bashkëlojtarë tjerë të cilët mund të jenë më të mirë se unë dhe për këtë vendosë trajneri”, ka thënë spanjolli.

“Është një stinor i gjatë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”.

“Nuk shënoj me kokë shpesh por gjithmonë e provoj. Para pesë vjetëve kam shënuar me kokë për Real Madridin”.

“Tani duhet ta lëmë mbrapa këtë ndeshje dhe duhet të mendojmë për të mërkurën kundër Romës, në Ligë të Kampionëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat