Hetemaj me Chievon e befasojnë Roma

Futboll

Hetemaj me Chievon e befasojnë Roma

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:43
Hetemaj me Chievon e befasojnë Roma

Chievo nga Verona befasoi me lojë të mirë dhe me rezultat 2:2 në “Olympico”, në përballje me Romën, në ndeshjen e javës së katërt në Serie A.  Roma avancoi me rezultat 2:0 me golat e El Shaarawy (10’) e Cristante (30’), por kjo nuk mjaftoi, ngase mysafirët u këndellen dhe barazuan.

Futbollisti Birsa në minutën e 52-të e Stepinski në atë të 83-të shënuan për barazimin 2:2. Përparim Hetemaj luajti nga minuta e 46-të për Chievon, në pikën ndaj Romës shumë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat