Ronaldo spektakolar, dy gola për Juventusin! Xhemaili me Bologna-n pa pikë

Futboll

Ronaldo spektakolar, dy gola për Juventusin! Xhemaili me Bologna-n pa pikë

Nga: K. Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:55
Ronaldo spektakolar

Cristiano Ronaldo shpërthen me golat e parë në fanellën e Juventusit. Më në fund Ronaldo debuton me gol në fanellën e “Zonjës së Vjetër” e cila e mundi me rezultat 2:1 Sassuolon, në ndeshjen e javës së katërt në Serie A.

Juventusi katër ndeshje ka po aq fitore dhe prinë me 12 pikë në ligë. Në minutën e 50-të, Ronaldo nga afërsia tund portën e rivalit.  Pas 15 minutave (65’), një veprim i shpejt rezulton me gol, kur Ronaldo nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë thelloi epërsinë në 2:0. Në fund të sfidës (90+1), Babacar ngushtoi humbjen në 2:1.  

Futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili me Bologna-n vazhdojnë me rezultate të zeza. Bologna si mysafirë mundet me rezultat 1:0 nga Genoa. Xhemaili luajti titullar, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 61-të. Piatek në minutën e 69-të shënon për fitoren e madhe të Genoa-s. Udinese si vendas barazoi 1:1 me Torinon. Kapiteni Valon Behrami u paraqit standard për Udinesen por të pafat që të dalin me tri pikë. De Paul shënoi në minutën e 28-të për Udinesen dhe Meite (49') për Torinon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat