Flamurtari nga Prishtina tregoi se nuk është rastësisht në kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Kryetrajneri i Flamurtarit, Arsim Thaçi, ia doli t’ia rrëmben një pikë Llapit që drejtohet nga prof. Bylbyl Sokoli. Llapjanët si vendas me gjithë angazhimin deri në fund, nuk e gjetën rrjetën e “flamurtarëve”, pasi këtë të fundit luajtën me shumë mençuri si në repartin e mbrojtjes po ashtu edhe në reparte tjera. Sfida në “Zahir Pajaziti” përfundoi pa gola (0:0), pikë e madhe për kuqezinjtë. Flamurtari kryeson tabelën me 13 pikë, ka dy më shumë se Llapi në vend të dytë pas 5 jave të luajtura deri me tash.
IPKO Superliga, java 5
Feronikeli-Drita 4:0
Gjilani-Ballkani 1:3
Prishtina-Ferizaj 0:0
Liria-KEK-u 6:2
Llapi-Flamurtari 0:0
Trepça '89-Drenica 1:1
Tabela
1. Flamurtari 5 4 1 0 13
2. Feronikeli 5 3 2 0 11
3. Llapi 5 3 1 1 10
4. Prishtina 4 2 2 0 8
5. Gjilani 4 2 1 1 7
6. Ballkani 5 2 1 2 7
7. Liria 5 2 0 3 6
8. Drenica 5 1 3 1 6
9. Trepça ‘89 5 1 2 2 5
10. Ferizaj 5 1 1 3 4
11. Drita 5 1 0 4 3
12. KEK-u 5 0 0 5 0
Në javën e 6-të do të takohen: Liria-Llapi, KEK-u-Drenica, Ballkani-Trepça '89, Ferizaj-Gjilani, Drita-Prishtina dhe Flamurtari-Feronikeli.