Lirim Kastrati realizon het-trik në fitoren e Lokomotiva Zagrebit në udhëtim te Slaven Belupo

Futboll

Lirim Kastrati realizon het-trik në fitoren e Lokomotiva Zagrebit në udhëtim te Slaven Belupo

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:54
Lirim Kastrati

Lokomotiva Zagrebi ka shënuar fitore të thellë 5-2 në udhëtim te Slaven Belupo, ku ylli i Përfaqësueses së Kosovës U21, Lirim Kastrati ka realizuar het-trik.

Skuadra kryeqytetase i është kthyer fitoreve në NHL ligën e Kroacisë pas dy humbjeve radhazi.

Lokomotiva kësaj radhe ka fituar në udhëtim te skuadra e Slaven Belupos në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë.

Njëri nga më meritorët për këtë fitore të kryeqytetasve kroat ishte ylli i Kosovës U21, Lirim Kastrati.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur të realizojë het-trik në këtë fitore të thellë të skuadrës së tij.

Goli i parë i Kastratit erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 1-0, ndërsa dy golat tjerë i shënoi në minutat 46′ dhe 83′.

Me këtë het-trik, sulmuesi i Përfaqësueses arrin në kuotën e katër golave.

Ndryshe, Kastrati është titullar i rregullt edhe i Kosovës U21 dhe që nga debutimi i tij ka shënuar disa herë gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat