Barcelona synon të “vjedhë” diamantin e Serisë A…

Futboll

Barcelona synon të “vjedhë” diamantin e Serisë A…

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 23:17
Barcelona

Metoda Monchi, që ka sjellë shumë rezultate pozitive te Sevilla, e shtyu presidentin e Roma, James Pallotta, ta bënte një pikë kyçe të verdhekuqve, por kohët e fundit ka marrë lajkat e Barcelonës dhe ai vetë ndihet i tunduar nga një rikthim në Spanjës.

Gjithsesi, Monchi ka një kontratë deri në vitin 2021 me verdhekuqtë dhe klubi dëshiron ta mbajë me çdo kusht.

Situata shpjegohet nga “Corriere dello Sport”. Pjesa më e rëndësishme e boshtit të ekipit katalanas, Messi, Suarez, Piqué, Busquets, po futen në periudhën e fundit të karrierës dhe duhet dikush si Monachi për të ringritur ekipin, duke parë edhe mundësitë ekonomike.

Por Roma e presidentit Pallotta ndihet e sigurt nga kontrata, problemi i vetëm do të jetë nëse spanjolli troket në dyert e “bosit” dhe kërkon të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat