Guardiola në hall të madh me Phil Foden

Futboll

Guardiola në hall të madh me Phil Foden

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 23:42
Guardiola dhe Foden

Përkundër fitoreve të thella të Manchester City, trajneri i skuadrës duket se ka një hall.

Ai është i shqetësuar për talentin e skuadrës Phil Foden, i cili nuk po gëzon minutazhën e duhur në formacionin e tij.

Lojtari është një nga të pëlqyerit e trajnerit, megjithatë, konkurrenca e madhe në skuadër e ka lënë jashtë formacionit të “Citizens”.

Guardiola ka thënë se Foden është fenomenal dhe duhet të luaj më shumë, mirëpo është në hall sepse nuk ka kë ta largojë nga formacioni.

Disa ditë më parë Guardiola e ka krahasuar lojtarin me vetën e tij kur ishte i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat