Jam i brengosur

Futboll

Jam i brengosur

Nga: Skënder Selmani Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:30
Skënder Selmani

Debate

Fetah Veliu për mua dhe për shumë njohës, dashamirë të futbollit, ata të cilët pranojnë vlerat e njëmendta etike njerëzore dhe profesionale, me plot gojë e thonë, se fat i madh që Kosova dhe futbolli i saj ka në gjirin e vet një personazh sportiv, të rangut evropian dhe botërore, që askush gjerë me tani, as edhe qindra vjet do të kalojnë dhe nuk mund të arrijnë në këto përmasa profesionale të kontributit shkencor për futbollin e Kosovës sa ka dhënë për dhjet vitet e fundit Fetah Veliu. Si është e mundshme, ky personazh i gjallë i sportit, institucion sportiv në veti, flamurtar i reformave, ekspert dhe njohës i lartë i futbollit, të mos merret në konsideratë dhe të mos vihet në drejtim të forumeve profesionale të futbollit, të klubeve të futbollit dhe institucioneve sportive të shtetit të Kosovës!

Prandaj, unë jam i brengosur se ku ka mbet futbolli i Kosovës, cilët janë protagonistët në vlera profesionale që për momentin po e drejtojnë futbollin, kush gjendet nëpër klubet futbollistike dhe gati për njëzet vite nuk ka cilësi dhe avancim në vlera profesionale, të tillët, që unë i them uzurpator kanë pushtuar brendinë e federatës dhe klubeve dhe të organizimit të futbollit në Kosovë, duke luajtur të gjithë gurët dhe përdorë argatët e tyre pinjoll, shërbëtor në luftimin e Fetah Veliut, duke kërkuar nga mediat nga klubet e Kosovës të futbollit, që zoti Fetah Veliu të flakët dhe të përjashtohet nga çdo qasje publike dhe organizim të futbollit të Kosovës. Kjo është e frikshme dhe trishtuese se si luftohen kuadrot e dëshmuara, të verifikuara, që si asnjëherë më parë dhe si askush tjetër nuk e kanë ndihmuar rritjen e vlerave humane dhe profesionale me vepra dhe programe, si Fetah Veliu.

Sa unë e njoh mikun tim Fetah Veliu, ai nuk do te zmbrapset, as edhe për një ditë të vetëm në drejtim më e emancipuar, edukuar dhe investuar në sjelljen dhe furnizimin e futbollit të Kosovës me programe të reja, me ekspozime profesionale në shkrimet e tij dhe do të jetë flamurtar i vetëm sportiv, human dhe profesional që do të realizojë revolucionin pozitiv në avancimin dhe çuarjen përpara të futbollit të Kosovës në nivelet evropiane dhe botërore.

Jam i lumtur që e kam mik, jam më shumë shpresë se koha dhe futbolli i Kosovës do të dijë të vlerësojë dhe se e ardhmja e futbollit dhe sportit të Kosovës është në duar të sigurta, në duar të vlerave të larta humane dhe profesionale, te Fetah Veliut! Fund

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat