Costa: Ju nuk mund t’a dini se çfarë më tha ai mua

Futboll

Costa: Ju nuk mund t’a dini se çfarë më tha ai mua

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:25
Costa: Ju nuk mund t’a dini se çfarë më tha ai mua

Heshtjes së Douglas Costa-s, pas gjestit të shëmtuar që e bëri atë protagonist në ndeshjen e Juventusit ndaj Sassuolos, i ka ardhur fundi.

Braziliani menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka kërkuar falje për episodin e shëmtuar në Instagram-in e tij. Po gjithashtu ka kthyer komentin e njërit prej fansave duke treguar versionin e tij rreth ngjarjes:

“Jam zgjuar që në 5 të mëngjesit qëkur kam qenë 12 vjeç. Ju nuk mund t’a dini se çfarë më tha ai mua… por gjithsesi…ju kërkoj falje të gjithëve pasi isha gabim,” ka shkruar braziliani në koment.

Sigurisht që pas asaj ndeshjeje lojtari ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë, pasi e kanë parë të pështyjë në fytyrën e Federico Di Francesco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat