Costa rrezikon 5 ndeshje pezullim dhe gjobë 100.000 euro

Futboll

Costa rrezikon 5 ndeshje pezullim dhe gjobë 100.000 euro

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 17:57
Costa rrezikon 5 ndeshje pezullim dhe gjobë 100.000 euro

3 deri 5 javë pezullim shoqëruar me një gjobë të majme prej 100 mijë eurosh. Një ditë pas veprimit të shëmtuar të Douglas Costas ndaj Di Francesos së Sassuolos (e pështyu në fytyrë), të gjithë janë fokusuar te dënimi që pritet të marrë braziliani i Juventusit.

Gjithçka do të varet nga interpretimi që do t’i bëjë këtij veprimi antisportiv gjykatësi sportiv, i cili do të vlerësojë rastin që në përplasja fillestare.

Sipas rregullores, sulmuesi i krahut nuk mund të jetë ndaj Frosinones, Bolognas dhe Napolit. Pështyrja bën pjesë te sjelljet e dhunshme, për të cilat parashikohen 3 ndeshje pezullim. Por nëse Gjykatësi Sportiv e konsideron të rëndë, dënimi mund të shkojë deri 5 ndeshje pezullim. Sa i përket gjobës, minimalja për raste të ngjashme është 20 mijë euro, që korrespendon me 5% të pagës, por nëse veprimi do të konsiderohet i rëndë, mund të arrijë deri 100 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat