Të paprekshmit e Lopeteguit

Futboll

Të paprekshmit e Lopeteguit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:01
Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Karim Benzema janë të paprekshëm për ekipin e parë.

Pas pesë ndeshjeve të para të luajtura në këtë sezon, Real Madridi i Julen Lopeteguit tashmë ka disa lojtarë që duket se do të luajnë tërë sezonin 2018/19 dhe ata janë: Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Karim Benzema që janë të paprekshëm për ekipin e parë.

Të tre lojtarët kanë luajtur çdo minutë të mundsghëm dhe e kanë besimin e trajnit, të cilit po i përgjigjen.

Ramos është duke shërbyer si lider i skuadrës, pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe marrëdhëniet e tij janë të shkëlqyeshme me Lopeteguin.

Carvajal është njëri prej lojtarëve më fitnesin më të mirë të skuadrës për momentin dhe ka një gol dhe dy asiste që është fillimi i tij më i mirë, por këtu duhet ta kujtojmë pa dyshim Benzeman.

Sulmuesi francez ka numrat më të mirë gjatë gjithë karrierës se tij në Spanjë; katër gola në katër ndeshje të ligës dhe një tjetër në SuperKupë kundër Atletico Madridit.

Pas kësaj trio, Toni Kroos ka luajtur 464 minuta, Gareth Balle (444) , Marcelo (450) dhe Marco Asensio (405).

Luca Modric (218), Casemiro (333) dhe Isco (275), e kompletojnë listën e lojtarëve të cilët kanë pasur minuta të mjaftueshëm për ta dëshmuar vetën në këto pesë ndeshje.

Nga të rinjtë që janë transferuar sivjet, vetëm Courtois ka luajtur 180 minuta.

Odriozola, Vinicius dhe Mariano ende nuk e kanë pasur mundësinë që të debutojnë.

Duket se drejtuesi i ri i Realit i beson gardës se vjetër kurse në prapavijë i ka lojtarët e rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat