Totti: E kemi recetën për të mundur Realin

Futboll

Totti: E kemi recetën për të mundur Realin

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:00
Totti: E kemi recetën për të mundur Realin e Madridit

Roma do të ketë një përballje të vështirë në Uefa Champions League. Por duket se legjenda e skuadrës kryeqytetase të Italisë, Francesco Totti, është entuziast.

 

“Do të përballemi me ekipin që është kampion i Europës, por kjo nuk do të thotë asgjë. Është thjesht një statistikë dhe kaq. Luajmë ndaj Real që në ndeshjen e parë dhe mund të ndodhë që të bëjmë një befasi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Do të luajmë mirë dhe do të tregojmë se sa vlejmë. Barazimi në kampionat nuk do të na pengojë në këtë drejtim. Edhe ata kanë problemet e tyre. Kemi një organikë në gjendje që të luftojë ndaj çdo skuadre dhe të fitojë. Edhe pse përballë kemi një ekip marsianësh, mund të fitojmë nëse luajmë të qetë dhe me inteligjencë. Real është skuadra më e mirë në Europë, por sa herë që jemi përballur me ta i kemi vënë në vështirësi”, tha Totti. Ndeshja Real - Roma luhet të mërkurën në oërn 21.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat