Juventusi ka konfirmuar se Mattia De Sciglio pësoi një dëmtim të kofshës gjatë ngrohjeve para ndeshjes së fundjavës me Sassuolon.
25-vjeçari nuk ka luajtur akoma këtë sezon dhe një seri problemesh fizike e kanë kufizuar atë.
“Pasi u lëndua para ndeshjes të së dielës në Sassuolo, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve, të cilat zbuluan një dëmtim në muskujt në kofshën e djathtë”, shkruhet në deklaratën e Juves.
“Mbrojtësi ka filluar të marrë terapi dhe po kalon një program të rimëkëmbjes të personalizuar, pasi gjendja e tij vazhdon të monitorohet në baza ditore”.
Vlen të theksohet se lojtari do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.