Osmani: Shkëndija është ekip serioz

Futboll

Osmani: Shkëndija është ekip serioz

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:28
Osmani: Shkëndija është ekip serioz

Të mërkurën me fillim prej orës 15:30 do të zhvillohen ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll.

Fituesi i Kupës për këtë vit, ekipi i Shkëndijës, në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me ekipin Kit GO nga Pehçevo, i cili në raundin e parë e eliminoi FC Shkupi. 
Për ndeshjen në fjalë trajneri Osmani tha se ndeshjes do t’i qasen me seriozitetin më të madh.

“Shkëndija është ekip serioz, i cili i respekton kundërshatrët, pa marrë parasysh se për cilin kundërshtarë bëhet fjalë. Ne këtë lojë e shohim si 1/8 e Kupës dhe sigurisht se jemi të mobilizuar dhe maksimalisht do të hymë në këtë lojë”,deklaroi Qatip Osmani, trajner i KF Shkëndija.

Në përballjet tjera takohen: Tikveshi – Rabotniçki, Gostivari – Pobeda, Vardari – Makedonia Gj.P, Skopje – Sileksi, Bregallnica – Akademija Pandev dhe Pelisteri – Bellasica. Ekipi i Korabit kishte fat dhe në këtë raund, pasi është i lirë.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 3 tetor me fillim në orën 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat