Shkëndija pa problem fiton sfidën e parë të Kupës

Futboll

Shkëndija pa problem fiton sfidën e parë të Kupës

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 18:31
Shkëndija pa problem fiton sfidën e parë të Kupës

Shkëndija nga Tetova pa ndonjë problem triumfoi dhe me një këmbë është në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Kuqezinjtë bënë detyrën në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave ndaj modestëve të Kit Go nga Pehçeva. Përballë skuadrës së ligës së dytë Shkëndija dominoi në lojë dhe rezultat, duke triumfuar me rezultat 2:0. Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për skuadrën e trajnerit Qatip Osmani por kuqezinjtë shpërdoruan shumë raste përpara portës. Të dy golat Shkëndija i realizoi që në pjesën e parë dhe mbajnë firmat e kapitenit Alimi (22’) dhe Imerit (25’). Shkëndija është kampionia në fuqi e Kupës së Maqedonisë dhe objektivi i kuqezinjve është mbrojtja e trofeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat