Lopetegui: Ekipi ka bërë një ndeshje të madhe

Futboll

Lopetegui: Ekipi ka bërë një ndeshje të madhe

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:54
Lopetegui: Ekipi ka bërë një ndeshje të madhe

Julen Lopetegui ishte i lumtur me fitoren e arritur në debutimin e Ligës së Kampionëve, kundër Romës. Për mikrofonët e gazetarëve, njëshi i stolit të Real Madridit bëri një analizë të asaj që ndodhi të mërkurën mbrëma, në “Bernabeu”:

“Jam shumë i kënaqur me fitoren e ekipit kundër një kundërshtari si Roma. Ekipi luajti si duhej, duke krijuar mjaft raste. A kam qenë nervoz në stol? Nervoz jo, por isha aktiv. Ju e dini që, nëse nuk i shfrytëzoni mundësitë e para, kundërshtari mund t’i ketë më pas ato. Ekipi ka bërë një ndeshje të madhe dhe i ka merituar tri pikët. Mariano? Ai mbërriti më vonë dhe momentet e tij do të vijnë. Ai e ka shfrytëzuar rastin që i dhamë në këtë ndeshje. Sezoni është shumë i gjatë dhe ne do t’i aktivizojmë të gjithë. Modric? Luka ka bërë një lojë shumë të mirë, atij i ka munguar vetëm goli. Ka përshkuar shumë zona të fushës. Keylor dhe porta? E thashë se kemi marrë vendimin që do të na shërbejë për më të mirën. Paraqitja e ekipit? Ne kemi luajtur një lojë të mirë në Ligën e Kampionëve, kundër një ekipi, i cili eliminoi Barcelonën sezonin e kaluar dhe këtë vit është përmirësuar me lojtarë cilësorë. Jam i kënaqur, sidomos për faktin se kemi krijuar shumë raste. Ne kemi 3 muaj që punojmë dhe ekipi vazhdon të rritet e të përmirësohet, por ende mbetet shumë për t’u bërë. 

Zëvendësimi i Courtois? Gjithçka është shumë më e natyrshme se sa thoni ju. Gjërat janë thënë me normalitet dhe ndershmëri, nuk ka probleme. Bale, më i mirë pa Cristiano Ronaldon? Unë nuk do të shkoj në këto komente surreale. Realiteti është se kemi një ekip të madh dhe ajo që ne përpiqemi të bëjmë është të sigurojmë një kontekst për lojtarët, që të shkëlqejnë dhe të japin më të mirën e aftësive të tyre. Ne kemi bërë një ndeshje të madhe në të gjitha aspektet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat