Emre Can kërkon falje për deklaratat seksiste

Futboll

Emre Can kërkon falje për deklaratat seksiste

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:31
Emre Can

Mesfushori i Juventusit, Emre Can, ka postuar një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, ku kërkon falje për deklaratat e tij seksiste që i kishte bërë duke e komentuar kartonin e kuq të Ronaldos.

Ronaldo i cili i shënoi dy golat e para me Juventusin në vikend kundër Sassuolos, u largua me lot në sy mbrëmë, pasi mori karton të kuq. Pas 29 minutave ndeshje, ai pati një incidentit me Murillon e Valencias, të cilit ia tërhoqi flokët dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq.

“Do të doja ta sqaroja situatën rreth komenteve që bëra dje pas ndeshjes. Reagimi im pasi e pashë videon e kartonit të kuq të Cristianos duhet se ka shkaktuar shumë trazira”, shkruan Can në Twitter.

“Dua të them se komentet e mia nuk i bëra me qëllim që t’i denigroj gratë, futbollin e grave apo barazinë gjinore në përgjithësi. Të gjithë që më njohin mua e dinë se unë kam shumë respekt për gratë, barazinë gjinore dhe respektin”.

“Qëllimi im ishte ta mbroj bashkëlojtarin tim ndaj një vendimi të gabuar, i cili mund ta kishte ndikuar rezultatin e ndeshjes. Sinqerisht, kërkoj falje nëse komentet e mia kanë shkaktuar ndonjë dëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat