Totti: U përpoqa t’i sillja në Romë emra si Ronaldo e Ibrahimovic

Futboll

Totti: U përpoqa t’i sillja në Romë emra si Ronaldo e Ibrahimovic

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 07:47
Francesco Totti dhe Ronaldo

Francesco Totti zbulon se ai është përpjekur të bindë lojtarë si Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic për t’u bashkuar me të në Romë.

Ai e zbulon këtë, ndërsa thotë se klubi nuk ka pasur fuqi financiare që të arrijë emra të mëdhenj.

Er Pupone e kaloi gjithë karrierën e tij me Giallorossi, ku fitoi Scudetton vetëm një herë, në vitin 2001.

“Gjithmonë kam thënë që nevojiten kampionët për të fituar”.

“Shpresova që Ronaldo, Ibrahimovic, do të vinin lojtarët më të mirë në botë”.

“Jo vetëm sulmuesit, por edhe mbrojtës dhe mesfushorë”.

“Për fat të keq kemi pasur një kufi, nuk kemi pasur muskujt financiarë për të shpenzuar në këta kampion.

“Me të vërtetë, unë u përpoqa të sillja në Romë lojtarë të paimagjinueshëm”. Ka treguar Totti për La Repubblica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat