Ndahen baras Ballkani – Trepça ‘89

Futboll

Ndahen baras Ballkani – Trepça ‘89

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:04
Pamje nga një ndeshje

Trepça ’89 nga Mitrovica importoi një pikë të madhe nga Theranda, duke luajtur baras 0:0 me Ballkanin, në ndeshjen hapëse të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Lojë mjaft e mirë e me disa raste, por sulmuesit e asnjërës palë nuk ishin të shkathët për të shënuar. Mitrovicasit arritën qëllimin që të kthehen me një pikë të rëndësishme, kurse Ballkani me kryetrajnerin e ri Sami Sermaxhaj vazhdojnë ecurinë e mirë.  Në pjesën e dytë lojë mjaft e mirë, mitrovicasit në disa raste të rrezikshëm por pa sukses. Ballkani luajti 40 minuta me një lojtar më pak. Egzon Shabani u përjashtua nga loja në minutën e 50-të për shkak se e goditi kundërshtarin Orges Gava.  Ndeshja përfundoi pa gola dhe secila skuadër mori nga një pikë. Ballkani renditet në vend të pestë me 8 pikë, ka dy më shumë se Trepça ‘89 në pozitën e tetë. Në javën e shtatë Ballkani do të luajë në konak të Drenicës në Skenderaj, kurse Trepça ’89 e pret Ferizajn.

Ipko Superliga – Java e 6-të

Ballkani-Trepça ’89   0:0

E shtunë

Flamurtari-Feronikeli

Liria-Llapi

KEK-u -Drenica

E diel

Drita-Prishtina

Ferizaj-Gjilani

Ndeshjet fillojnë në orën 15.45

Liga e Parë - Java e 5 -të

E shtunë

Onix-Fushë Kosova

Vitia-Vushtrria

Trepça-Bashkimi

Vëllaznimi-Ramiz Sadiku

E diel

Besa-Istogu

Arbëria-Dukagjini

Kika-Drenasi

Vllaznia-2 Korriku

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat