Allegri ndryshon formacionin, Dybala luan si titullar

Futboll

Allegri ndryshon formacionin, Dybala luan si titullar

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:06
Real Madrid

Massimiliano Allegri ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e Juventusit ndaj Frosinones në Serie A.

Trajneri i “Bianconerëve” ka thënë se Paulo Dybala do të luajë nga minuta e parë.

Por, ndryshime mund të ketë edhe në mesfushë ku Blaise Matuidi ka nevojë për pushim.

“Dybala do të jetë në fushë, ai e ka golin në këmbë”, u shpreh Allegri në konferencën për media.

“Në portë do të jetë Szczesny, Perin do të debutojë të mërkurën ndaj Bolognas. Kurse, në mbrojtja mund të luajmë me tre, ose edhe katër. Në mesfushë dhe sulm mund të ketë ndryshime të tjera”, theksoi ai.

Duke filluar nga porta ku mund të debutojë Mattia Perin, por nga ndryshimet do të përfshihet edhe CR7 i cili nuk do të luajë si zakonisht në krahun e majtë por në qendër të sulmit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat