Shqiptari shënon në kampionatin spanjoll

Futboll

Shqiptari shënon në kampionatin spanjoll

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2018 Në ora: 14:06
Rey Manaj

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, bëri lojë të mirë në fanellën e Albacetes, e cila si mysafirë e mposhti me rezultat 3:1 Mallorcan, në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Spanjës. Tri pikë të mëdha për Albaceten e cila synon elitën e futbollit.

Rey Manaj shënoi në minutën e tretë për epërsinë e skuadrës së tij, ndërsa dy gola tjera i realizoi Acuna në minutën e 60-të dhe të 90-tën. 

Për vendasit shënoi Junior në minutën e 51-të.  Manaj luajti deri në minutën e 73-të dhe ishte prej më të mirëve, kurse Albacete është në vend të dytë me 12 pikë, dy më shumë se Mallorca në pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat