Akuzat e Mourinhos

Futboll

Akuzat e Mourinhos

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 19:11
Akuzat e Mourinhos

Jose Mourinho akuzoi lojtarët e Mnchester United për faktin se luajtën vetëm 30 për qind të aftësive të tyre teksa barazuan në Old Trafford në sy të Sir Alex Ferguson. Mourinho nuk u përmbajt teksa tre fitoreve rresht të United i erdhi fundi në një barazim 1:1 me fat kundër Wolves. “Njëra skuadër luante sikur jetët e tyre vareshin nga kjo ndeshje ndërsa skuadra tjetër ishte shumë e relaksuar”, tha Mourinho. “Është e vështirë të fitosh ndeshje kur nuk je aty. Kjo është diçka të cilën e mëson kur je në akademi. Nëse nuk je përballë një kundërshtari të dobët, të luash 30% të potencialit tënd nuk është e mjaftueshme”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat