Zyrtare: Vjen vendimi për trajnerin që po zhgënjen me rezultate

Futboll

Zyrtare: Vjen vendimi për trajnerin që po zhgënjen me rezultate

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 08:50
Gugash Magani

Rezultatet jo shumë të mira të regjistruara në startin e këtij kampionati kanë shtyrë drejtuesit e klubit të Trepçës ’89 të mblidhen për të diskutuar të ardhmen e trajnerit Gugash Magani.

Përkundër rezultateve jo shumë të mira tekniku peqinas do vazhdojë të drejtojë ish-kampionët e vendit.

“Pas mbledhjes se mbajtur, Kryesia e Klubit ja beson vazhdimesin e punes trejnerit profesor Gugash Maganit duke shpresuar se do te kalojme kete krize momentale dhe do ti kthehemi rezultateve pozitive”, thuhet në kumtesën e Trepçës ’89.

Të premten, 89-shi barazoi me Ballkanin, ndërkohë në kuadër të javës së ardhshme takohet me Ferizajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat