Komparacioni profesional në futboll

Futboll

Komparacioni profesional në futboll

Nga: Fetah Veliu Më: 24 shtator 2018 Në ora: 16:35
Fetah Veliu

Në fokus

Vlerë e organizimit profesional në një organizatë, klub apo skuadër futbolli, është prezenca e strukturës se aktereve, futbollistëve, teknikëve, trajnerëve, menaxhmentit dhe infrastrukturës!

Në futbollin e Kosovës, pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kemi investime në drejtim të ekonomive të klubeve dhe në një masë edhe të përmirësimit të infrastrukturës fushore, po ashtu edhe të ardhjes së madhe të futbollistëve nga vendet e rajonit dhe nga kontinentet e ndryshme të botës. Një invazion i ardhjeve në tregun futbollistik kosovar, në të cilin është duke u eksperimentuar në këtë drejtim, në masë të cilësisë dhe të krahasimit të vlerave të importit të lojtarëve dhe të trajnerëve në tregun e pakonsoliduar të Kosovës, po ashtu asociacion në komparacion si edhe me artikujt ushqimor që po hynë në tregun kosovar pa u kontrolluar dhe vlerësuar në cilësi!!!

Nëse kemi ardhje të shumtë të futbollistëve dhe të trajnerëve nga jashtë në tregun futbollistik të Kosovës, në këtë numër të shumtë ardhjeve, kemi edhe ekspertët gjerman pjesëmarrës në trajnimin e trajnerëve vendorë në Qendrën për Trajnime të organizuar nga FFK dhe DFV, e cila po mbahet në qendrën trajnuese të banjës së Istogut, Onix.

Gjithmonë nëse mbështetemi në vlera krahasuese të rritjes së njohurive, të zënies së diturive dhe me këtë edhe të rritjes së cilësive në rrafshin profesional dhe atë organizativ, themi se në distancë kohore dhe të organizimit, matjet në rritje të cilësisë në futboll janë avancimi në njohuri për zejen e trajnerit dhe në organizimit të lojës së futbollit. Së pari po ndalem në komparacion të vlerave në profesion dhe fitim të diturive të trajnerëve të rinj të futbollit, të cilët po pajisen me licenca, të trajnuar pa dyshim nga ekspertët gjerman të trajnimit dhe të futbollit. Shtrohet pyetja, fitimi i diturive në një lëmi dhe në këtë rast të profesionit të trajnerit arrihen nëse ligjëratat dhe provimi përfundimtar mbahen në gjuhën amtare apo në gjuhën e huaj atë angleze, e përkthyer, dhe shtrohet pyetja, cili do të jetë efekti natyral dhe origjinal i të kuptuarit dhe i zënies së diturive në profesion?

Po ndalemi gjithnjë në komparacion, krahasim të sasisë dhe cilësisë në vlera profesionale, në avancimin e lojës së futbollit, përkundër ardhjes së numrit të madh të lojtarëve dhe të trajnerëve në tregun futbollistik kosovar! Te kuptohemi, ne në parim jemi që të ketë komparacion të vlerave si të futbollistëve dhe të trajnerëve vendor dhe atyre te ardhur në futbollin e Kosovës! vijon

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat