Arrestimi i trajnerit të kombëtares së femrave, Armir Grima dhe portierit të Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi, ra si rrufe në qiell të hapur. Ish-portieri i Vllaznisë dhe trajneri i njohur ra në pranga për akuzën e “organizimit të llotove të palejuara”. Emri i tij u përfshi në grupin e arrestuar nga policia e shtetit “Bajri” pas përgjimeve telefonike, në operacionin e koduar “Oazi”. Informacioni i përcjellë nga Gjykata e Krimeve të Rënda bën me dije se emri i trajnerit shkodran është përmendur nga Safet Bajri për ndeshjen Vllaznia B – Tërbuni. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën me arrest për burg për numrin një të bankës së kombëtares së Shqipërisë së femrave së bashku me 5 anëtarët e tjerë të dalë para Gjykatës. E njëjta masë u mor dhe për portierin aktual të Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi.