Ramos: Modriq e ka merituar çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA

Futboll

Ramos: Modriq e ka merituar çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:44
Luka Modriq dhe Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit e ka pritur që mesfushori kroat ta fitonte këtë çmim.

Luka Modriq dje mposhti konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah, për t’u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Mesfushori ishte ndër më meritorët që Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve një stinor më parë dhe me Kroacinë arriti deri në finale të Kampionatit Botëror.

Sergio Ramos si kapiten i Spanjës që ka votuar për Modriqin, ka thënë se ai e ka merituar këtë çmim.

“Jam i lumtur për të sikurse ta kisha fituar vetë”, ka thënë Ramos.

“Ai e meritoi plotësisht, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka shkruar historinë me Real Madridin”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat