Në vitet e 80-ta ishte një futbolliste cilësore, ndërsa tani është zv.drejtore në Departamentin e Sportit të Kosovës. Është fjala për Afërdita Fazlija, e cila është edhe selektore e kombëtares së Kosovës për femra.
Në vitin 1988, Afërdita ka qenë futbolliste dhe ka luajtur për Prishtinën.
Shkrim i vitit 1988, 3 prill
Ajo me 3 prill të vitit 1988 luajti standarde për Prishtinën, që barazoi 1:1 me Sllogën e Zemunit, në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. Afërdita 30 vite me parë ka qenë futbolliste, ndërsa sot punon në DSK dhe është selektore. Afërdita tërë jetën me sport dhe gjithmonë në shpirt e ka futbollin.