UEFA u rikthehet dosjeve, trembet PSG

Futboll

UEFA u rikthehet dosjeve, trembet PSG

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:56
Kylian Mbappé

UEFA ka rihapur disa nga dosjet e skuadrave që kanë thyer rregullat e Fair Play-t Financiar në të kaluarën e për këtë arsye Paris Saint-Germain ka filluar të frikësohet sërish. Kërkesa gjatë verës për llogaritë e klubit francez fillimisht u mbyll, pasi në 13 qershorin e kaluar UEFA vendosi të mos marrë masa ndaj skuadrës kryeqytetase, por kohët e fundit federata europiane ka deklaruar se do t’i analizojnë gjërat më me kujdes, me hetime të mëtejshme pritet të kryhen në ditët e ardhshme. Ai që ngre më shumë pikëpyetje është më shumë transferimi i Kylian Mbappé sesa ai i Neymar, me këtë të fundit të cilit i njihen të gjitha shifrat e transferimit, më i shtrenjti në historinë e futbollit.
Sulmuesi 19-vjeçar erdhi nga Monaco në formën e huazimit, me të drejtë blerjeje 180 milionë euro, në rast se PSG nuk do të binte nga kategoria. Këto lloj akordesh UEFA nuk i sheh me sy të mirë e për këtë arsye në Paris kanë filluar të shqetësohen më shumë.
Këtë sezon, gjërat po shkojnë më së miri për skuadrën e Tuchel në kampionatin francez, e cila ka marrë pikë të plota në gjashtë ndeshjet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat