Provokim i madh, Drita – Cërvena Zvezda!

Futboll

Provokim i madh, Drita – Cërvena Zvezda!

Nga: K. Goca Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:20
Provokim i madh, Drita – Cërvena Zvezda!

Ndeshja Drita – Gjilani si gjithmonë ka prodhuar tensione të larta sportive dhe provokime të ndryshme, por kësaj radhe është edhe kulmi se si ilustrohet paralajmërimi i derbit më të madh në vendin tonë në futboll,  ndërmjet dy skuadrave të Gjilanit. Në faqen e facebookut të FC Drita - Intelektualët, është ilustruar Drita – Cërvena Zvezda (kfgj’95). “Derbi i anamoravës? Një ndeshje për t’u quajtur derbi duhet të plotësohen disa kushte, fillimisht duhet që 2 skuadrat të kenë ne sirtar tituj kampioni, dhe së dyti duhet të kenë vite ekzistencë ose edhe histori pas vetes.

Image

Ndeshja e radhës na vë përballë një skuadre pa traditë pa kulturë mbi të gjitha përballë kemi një skuadër që ka tentuar ta trashëgojë historinë e ekipit të shkijeve, pra nga klubi që ka ADN në Serbi. Por ta lëmë anash te kaluarën dhe të shohim të tashmen pasi rivali në fjalë nuk është se ka shumë të kaluar dhe traditë, skuadra rivale në fjalë ajo provinciale përballjen ndaj Dritës gjithmonë e ka pasur speciale sepse gjithmonë ka pasur përball njl skuadër kampione e me traditë siç është Drita.

Për Dritën derbi i vërtetë janë kupat e Evropës saktësisht “Champions League” thjesht për një arsye të vetme, sepse nuk mund të quhet derbi kur një skuadër është provinciale e tjetra garon në garën me elitare për klube Ligen e Kampioneve”, shkruan në faqen e FC Drita - Intelektualët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat