Asnjëri nga Mourinho e Pogba nuk e ka vendin e sigurtë tek Man Utd

Futboll

Asnjëri nga Mourinho e Pogba nuk e ka vendin e sigurtë tek Man Utd

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:57
Pogba-Mourinho

Vazhdon edhe më tutje telenovela ‘Pogba-Mourinho’.

Gjatë gjithë afatit kalimtar që e lamë pas, Pogba ka qenë i lidhur ngushtë me një largim eventual nga Old Trafford.

Barcelona dhe Juventusi ishin destinacionet kryesore, ku supozohej se francezi mund të zbarkonte.

Tashmë gjithçka po shkon drejt fundit, pasi Mourinho dhe Pogba i kanë prishur totalisht raportet.

Ditëve të fundit, të dy kanë drejtuar akuza ndaj njëri-tjetrit, ndërsa siç raportojnë mediat britanike, gjasat janë të mëdha që njëri prej tyre, por me mundësi që edhe të dytë, do të largohen nga ‘Teatri i Ëndrrave’.

Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë diçka më konkrete në këtë drejtim, kurse ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për ç’do ndryshim eventual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat