Zvicra befason edhe me një emër të ri shqiptar, e fton kundër Belgjikës!

Futboll

Zvicra befason edhe me një emër të ri shqiptar, e fton kundër Belgjikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:44
Zvicra befason edhe me një emër të ri shqiptar, fton kundër Belgjikës!

Përzgjedhës i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, befason edhe me një emër të ri shqiptar! Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, që luan për ekipin anglez Huddersfield, që garon në Premier League, ftohet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, në kuadër të grupit 2 të Divizionit A.  Petkoviç fton katër shqiptarë, Xherdan Shaqiri (Liverpool), Granit Xhaka (Arsenali), Florent Hadërgjonaj (Huddersfield) e Albian Ajeti (Baseli). Zvicra është në grupin 2 dhe në saje të fitores së thellë me 6:0 ndaj Islandës, edhe kryeson grupin.  Zviceranët janë para dy ndeshjeve të vështira dhe të dyja në udhëtim, me 12 tetor luajnë në konak të Belgjikës dhe me 15 tetor si mysafir i Islandës, që të dyja sfidat fillojnë në orën 20.45. Shaqiri me shokë synojnë pikë dhe të ruajnë kreun e tabelës. Sidomos sfida me Belgjikën është shumë e zorshme, por që shpresojnë të kthehen të pamposhtur.

Lista e Zvicrës:

Portierë: Yann Sommer (Mönchengladbach), Roman Burki (Dortmund), Yvon Mvogo (RB Leipzig); mbrojtës: Manuel Akanji (Dortmund), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Florent Hadergjonaj (Huddersfield Town), Timm Klose (Norwich City), Michael Lang (Mönchengladbach), François Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schär (Newcastle United); mesfushor – sulmues: Albian Ajeti (Basel), Breel Embolo (Schalke), Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Fiorentina), Remo Freuler (Atalanta Bergamo), Mario Gavranoviç (Dinamo Zagreb), Haris Seferoviç (Benfica), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Young Boys), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Mönchengladbach) dhe Steven Zuber (Hoffenheim).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat