Sfida kryesore e xhiros së nëntë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në mes Prishtinës dhe Llapit,. Faqja zyrtare e klubit prishtinas e ka injoruar Llapin në maksimum para ndeshjes.
“Derbi rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, tani ka shtrirë rrënjë edhe në rivalitet për klasifikim. Skuadra nga Podujeva nuk ka trofe në futbollin kosovar, e as histori në përballje me Prishtinën.
Por, duke investuar fuqishëm dhe duke dashur të riorganizohen në klub profesional, domosdoshmërisht kanë fituar vëmendje dhe respektin e skuadrave dhe publikut rival”, shkruan faqja zyrtare.Kundërpërgjigja e Llapit përmes drejtorit sportiv Tahir Batatina përmes Insporti.com nuk ka munguar.
“Llapi i ka legjendat dhe Prishtina përkulet deri në shkatërrimin e kësaj bote para emrit të legjendës dhe të pavdekshmit Fadil Vokrri. E vërtet që nuk kemi trofe, por Prishtina përkulet para llapjanëve gjithmonë”, deklaron Tahir Batatina.Ndeshja Prishtina – Llapi zhvillohet sot prej 17:45.