Shkolla e Futbollit “Vigani” djep i talenteve

Futboll

Shkolla e Futbollit “Vigani” djep i talenteve

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:37
Shkolla e Futbollit Vigani

Shkolla e Futbolit Vigani është themeluar para 10 vite në krye me trajnerin e mirënjohur Fetah Veliu, i cili është i licencuar edhe nga UEFA për të kryer punën e trajnerit.

Kjo shkollë që tash e 10 vite është duke funksionuar mjaftë mirë, ani pse infrastruktura sportive nuk është në nivelin e duhur, Veliu së bashku me trajnerët e tjerë në këtë shkollë janë munduar që të zbulojnë talente si për futbollin ashtu edhe atë ndërkombëtarë.

Duhet kujtuar se para disa vite, klubi A i kësaj shkolle merrte pjesë në Ligën e dytë të Futbollit të Kosovës, duke arritur të shpallet kampioni vjeshtor në atë sezon, njëkohësisht ky nuk është suksesi i vetëm i kësaj shkolle.

Fetah Veliu, drejtori i kësaj shkolle për Kp tregoi historinë e shkollës si dhe tregoi se në këtë shkollë punohet më një program adekuat dhe është shumë i përshtatshëm për fëmijët e të gjitha moshave.

Veliu: Punojmë me një program të veçantë, dedikuar posaçërisht fëmijeve.

“Shkolla e Futbollit Vigani është themeluar në vitin 2006. Veprimtarinë e sajë e shtrinë në infrastrukturën e cila gjindet në stadiumin e paralagjës Matiqan, të Prishtinës. Veprimataria e saj është gati 10 vjeçare, në këtë veprimtari kemi pasur grupmosha të ndryshme, kemi shkuar githmonë në renditjen  në avancimin e tyre deri tek juniorët, pastaj një kohë në vitin 2012, kemi marrë pjesë në gara në ligën e dytë të garave të Kosovës, do të thotë aty kemi arrit të shpallemi kampioni të sezonit vjeshtor”, u shpreh fillimisht Veliu.

Pastaj Veliu, foli edhe për golashënuesin më të mirë të Superligës së Kosovës, Alban Shillovën, i cili është produkt i kësaj shkolle, dhe se me të ka punuar pikërisht vet Veliu.

Veliu: Shillova produkt i shkollës sonë

"Kemi pra futbollista të cilët kanë dalur nga kjo shkollë. Njëri nga ta është edhe Alban Shillova lojtari i cili për momentin është golashënuesi më i mirë, një lojtar poashtu i cili ka propocizonet të bëhët një futbollist shumë i madh, i cili mund të mrrijë edhe deri tek përfaqësuesja e Kosovës, është një produkt shumë i mirë i cili ka karakteristikat shumë të mira fizike, teknika tashmë është pjekur edhe në aspektin mentatl, taktit dhe po i jep frytet, rezultatet pasi që është golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës”

Veliu vazhdoj duke treguar se pas Shillovës, dhe pas një interesimi të madh të fëmijeve ti bashkohen kësaj shkolle tha se shumë shpejt do të dalin edhe shumë talent nga kjo shkollë, duke përmendur Nart Gashi-n, Diell Tahiri-n dhe Orges Mexhuani, të cilët para disa vite ishin kampion të grupit në grupmoshën U-8.

Gjitashtu sipas tij infrastruktura sportive lenë shumë për të dëshiruar, por me këto kushte të cilat i posedojnë, janë duke punuar vazhdimisht për të zbuluar talente të cilët do të jenë të gatshëm për arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që te tre djelmoshat e rij të cilët ushtrojnë vazhdimisht për të arritur në majet e futbollit, deklaruan se janë të lumtur në këtë shkollë dhe ju besojnë këtyre trajnerëve në këtë shkollë.

Gashi: Shpresoj të bëhem një lojtar i suksesshëm

“Unë jam Nart Gashi, jam qe pes vite në këtë shkollë dhe me këta trajnera mendojë që mund të bëhëm një lojtar shumë i mirë", deklaroi Gashi.

Tahiri: I besojmë trajnerëve tanë

“Unë jam qe katër vite në shkollën e futbollit Vigani, Jamë shumë i gëzuar që jamë në këtë shkollë”, pohoi Tahiri.

Gashi: Me këta trajnerë mund ta përfaqësojmë Kosovën

“Unë jam Leonit Gashi, ushtrojë që pes vite në shkollën e futbollit Vigani. Unë mendoj që me këta trajnera mund të mrrijmë diçka më shumë dhe të përfaqësojmë Kosovën”, u shpreh Gashi.

Kujtojmë që kjo shkollë është duke marrë pjesë edhe në ligat për grup moshat e reja, ku merrë pjesë me dy grupe, ku as këtë vitë nuk priten të mungojnë rezultat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat