Xhaka dhe Mustafi startojnë për Arsenalin ndaj Fulhamit në krizë – formacionet zyrtare

Futboll

Xhaka dhe Mustafi startojnë për Arsenalin ndaj Fulhamit në krizë – formacionet zyrtare

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:20
Xhaka

Fulhami, skuadër e cila ndodhet në fund të tabelës së Premierligës, e pret sot në shtëpi Arsenalin, i cili është në formë shumë të mirë. Ndeshja e cila do të zhvillohet në Craven Cottage do të fillojë në orën 13:00.

Skuadra e Unai Emerys do të tentojë ta fitojë sot të gjashtën ndeshje radhazi në Premierligë. Kjo do të jetë ndeshja e tretë kundër klubeve londineze për të dy klubet këtë sezon.

Arsenali i ka fituar të gjitha ndeshjet pas dy xhirove të para të Premierligës, në të cilat kishin pësuar humbje nga Chelsea dhe Manchester City. Ndërsa, e kundërta vlen për Fulhamin, i cili nuk ka arritur të sigurojë fitore në katër ndeshjet e fundit të Premierligës.

Ndeshja pritet të ketë mjaft shumë gola, pasi që skuadra e Unai Emerys ka arritur t’i shënojë 24 gola në nëntë ndeshjet e fundit të tyre, me një mesatare prej 2.67 golave për çdo ndeshje.

Aleksandar Mitrovici ka qenë ylli i Fulhamit deri më tani, duke i shënuar pesë gola në shtatë ndeshje të Premierligës. Ndërsa, Alexandre Lacazette ka arritur t’i shënojë dy gola dhe t’i bëjë dy asiste në katër ndeshjet që ka startuar.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat