FC Llapi reagon për sulmin fizik ndaj Sokolit!

Futboll

FC Llapi reagon për sulmin fizik ndaj Sokolit!

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:53
FC Llapi reagon për sulmin fizik ndaj Sokolit!

Skuadra e futbollit Llapit është e mllefosur dhe ka reaguar ashpër në lidhjen me sulmin fizik që i ndodhi kryetrajneri të saj, prof. Bylbyl Sokolit.

“Pas ndeshjes të javës së IX-të ndaj FC Prishtinës, si çdo ndeshje paraprake edhe pas kësaj u mblodhën shtabi teknik e futbollistët ku më pas u nisëm drejt Podujevës, kurse gjatë rrugës në portale filluam të lexojmë lajme se gjatë hyrjes në banesë, kryetrajneri i skuadrës Bylbyl Sokoli është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Ky akt qyqar që përveç se ka dëmtuar Profën si individ ka dëmtuar gjerë futbollin e Kosovës.

Shpresojmë që organet gjyqësore sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë, kurse ne si klub i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë trajnerit”, reagon ashpër FC Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat