Thierry Henry shumë pranë emërimit trajner i klubit anglez

Futboll

Thierry Henry shumë pranë emërimit trajner i klubit anglez

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:47
?Thierry Henry

Aston Villa është afër emërimit të Thierry Henrys në pozitën e trajnerit të klubit, dhe tanimë bisedimet mes këtyre dy palëve kanë përfunduar.

Steve Bruce u shkarkua nga pozita e trajnerit te Aston Villa, dhe menjëherë pas kësaj u spekulua për disa kandidatë të shumtë të cilët mund të emëroheshin në këtë pozitë.

Disa nga kandidatët e mundshëm ishin edhe John Terry dhe Dean Smith, trajneri i Bentfordit. Megjithatë, duket se ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, do të jetë trajneri i këtij klubi, pasi që drejtuesit e Aston Villas kanë shprehur më së shumti interesim për francezin.

Edhe pse Henry nuk ka përvojë në pozitën e trajnerit të një klubi, gjatë viteve të fundit ai ka qenë ndihmës i trajnerit të Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez. Në këtë pozitë, ai e ndihmoi Belgjikën të merrte medaljen e bronztë në turneun e Kupës së Botës në Rusi.

Daily Mail raporton se Henry ka qenë në negociata me klubin e Championship, nivelit të dytë të futbollit në Angli. Pasi që pronari i Aston Villas, Nassef Sawiris, kishte qenë tifoz i madh i Henrys gjatë kohës kur ky luante si sulmues i Arsenalit, duket se kjo pozitë i takon Henrys, vetëm mbetet që edhe ai të pranojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat