Paçarada i pafat me ekipin e tij

Futboll

Paçarada i pafat me ekipin e tij

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga një ndeshje

Kur fati sportiv ta kthen shpinën në çastet e fundit të sfidës, kështu i ndodhi mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Leart Paçaradës me ekipin e Sandhausenit, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 në Hamburg nga St. Pauli, në ndeshjen e javës së nëntë të Bundesliga II. Futbollisti shqiptar luajti tërë takimin, por të pafat që ta shkëpusin një pikë.

Për vendasit shënuan: Diamantakos (17'), Allagui (90') e Buchtmann (90+4') dhe për mysafirët Behrens (73'). St. Pauli është në vend të pestë me 16 pikë, kurse Sandhausen i 16-ti me 5 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat