Gattuso thur elozhe për Higuain, por “El Pipita” ka një sekret…

Futboll

Gattuso thur elozhe për Higuain, por “El Pipita” ka një sekret…

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:25
Rino Gattuso

I kënaqur për fitoren, por jo vetëm… Rino Gattuso përshëndet suksesin kundër Chievo duke duartrokitur individët, Gonzalo Higuain në veçanti: “Me siguri që ekipi ka luajtur gjithmonë mirë, por mungonin fitoret. Ndeshja ku kemi luajtur më dobët ka qenë ajo e së enjtes, fituar 3-1 ndaj Olympiacos. Nuk kemi qenë kurrë në krizë, por nuk arrinim të mbyllnim ndeshjet, si po bëjmë tani. Higuain është një kampion që arrin të finalizojë sa herë i jepet mundësia. Eshtë një djalë që është vënë në dispozicion të grupit që në fillim. Eshtë shumë kërkues, por sepse dëshiron të bëj një punë të mirë, të shënojë në çdo ndeshje.”

Nga ana e tij, Higuain, autor i katër golave në Serie A, falënderon Suso, ai që i ka dhënë të katër asistet. “Kemi një grup fantastik dhe punojmë gjithmonë maksimalisht dhe me profesionalizëm. Tani kemi gjetur edhe rrugën e duhur për të vazhduar. Këto te Milan jam ndjerë mirrë që në ditën e parë. Suso-n e kam pëlqyer edhe kur e kisha kundërshtar. Ai është sekreti i golave të parë për mua me fanellën e Milan. Eshtë fantastik. Kur e ngre kokën ka shumë cilësi dhe ta jep topin ashtu si e do. Derbi? Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por padyshim sfida me Inter i shijon më shumë tifozëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat