Rrezikoi të ishte “shkatërrimtari” i Liverpool, Van Dijk flet për penalltinë

Futboll

Rrezikoi të ishte “shkatërrimtari” i Liverpool, Van Dijk flet për penalltinë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 21:04
Virgil van Dijk

Virgil van Dijk pranoi se vendimi i arbitrit për të akorduar penallti në favor të Manchester City, për shkak të ndërhyrjes së tij në zonë ndaj Sane, ishte korrekt dhe se veprimi i tij për të ndërhyrë në atë mënyrë, nuk ishte i zgjuar. Arbitrit Martin Atkinson drejtoi gishtin te pika e bardhë e penalltisë kur kishin mbetur vetëm pesë minuta nga përfundimi i supersfidës së Premier League, mes Liverpool dhe Manchester City. Por Van Dijk u ndje i çliruar kur pa se si Ryad Mahrez që ekzekutoi penalltinë, e dërgoi topin lart mbi traversën e portës së të kuqëve, për të lënë mbyllur ndeshjen me rrjeta të paprekura.

“Nuk është e zgjuar që të ndërhysh ashtu. Ishte penallti dhe nuk duhej të kishte ndodhur, por jam shumë i lumtur që nuk pësuam. E ndoqa me vëmendje ekzekutimin sepse doja të rimerrja topin nëse do të grushtohej nga portieri, por normalisht jam shumë i lumtur që nuk ishte në kuadrat. Mendoj se bëmë mirë, ia dolëm shumë mirë, deri në momentin e penalltisë. Ishte një ndeshje e madhe për tu luajtur dhe ishim të pafat që nuk shënuam dhe me fat që nuk pësuam”, deklaroi Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat