Njësoj sikur Reali, Barça “abstenon” për pozitën e liderit në tabelë

Futboll

Njësoj sikur Reali, Barça “abstenon” për pozitën e liderit në tabelë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:39
Foto

Barcelona ka bërë një tjetër hap të gabuar. Ata u ndalën në një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Valencias.

Fillimi i takimit ishte një “dush i ftohtë” për blaugranat. Ata pësuan gol qysh në minutën e parë të takimit. Gjithçka erdhi nga një goditje këndore, ku Pique nuk u tregua i vëmendshëm, situatë të cilën më së miri e shfrytëzoi Garay.

Vazhdimin e takimit e dominuan katalunasit duke mbajtur posedimin dhe duke qenë më kërkues.

Mundin e skuadrës e shpërbleu si gjithnjë Lionel Messi, i cili me një goditje fenomenale me të majtën, nga jashtë 16 metërshi tundi rrjetën e kundërshtarit për rezultatin 1:1.

Pjesa e dytë nuk tregoi ndonjë tjetër gol. Barça diktonte tempon, ishte më kërkuese, por konkretizim nuk pati.

Me këtë barazim, Barça pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me 15 pikë, një më pak se Sevilla që gjendet në pozitën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat