Gattuso thotë fjalë të mëdha për Higuain

Futboll

Gattuso thotë fjalë të mëdha për Higuain

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 09:17
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso kishte komplimente dhe kritika për disa lojtarë të Milanit pas fitores në “San Siro” 3-1 kundër Chievos, dhe tha se Milani nuk ka qenë fare në krizë.

“Paraqitjet gjithnjë kanë qenë të mira, ne thjesht nuk arrinim t’i merrnim tre pikët. Paraqitja më e keqe ka qenë ajo e së enjtes kundër Olympiacosit”, ka thënë Gattuso.

“Kemi bërë gabime edhe me Chievon, duke ua dhuruar golin e tyre, por ne gjithmonë dëshirojmë ta kemi topin. Kjo skuadër s’ka qenë në krizë në këtë sezon, thjeshtë ka pasur vështirësi për t’i mbyllur ndeshjet me fitore”, shtoi tekniku i kuqezinjve.

“Higuaini është një kampion, një djalosh që po punon momentalisht shumë. Po shënon gola dhe kjo i duhet Milanit. Me Gonzalon në sulm jemi të sigurt”, deklaroi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat