Ky vogëlush Kosove kur u rrit i bëri telashe klubet serbe dhe ish jugosllave

Futboll

Ky vogëlush Kosove kur u rrit i bëri telashe klubet serbe dhe ish jugosllave

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:52
Ky vogëlush Kosove kur u rrit i bëri telashe klubet serbe dhe ish jugosllave

Një fotografi sa një mijë fjalë e vitit 1967! Është një emër i madh i futbollit që luajti një kohë përkrah kapitenit (i ndjeri) Fadil Vokrri, pastaj shkoi në Dinamo të Zagrebit, ku luajti së bashku me Zvonimir Bobanin, Davor Shukerin, deri në klubet gjermane e franceze. Në fotografi kur kishte tri vjet është Kujtim Shala! Një fotografi që e ruan me fanatizëm! Është shqiptari i parë që luajti për kombëtaren e Kroacisë kundër SHBA-ve, ndeshje miqësore në vitin 1990 (ende pa u shkatërruar Jugosllavia) që kishte përfunduar me fitoren e kroatëve me rezultat 2:1.

Image

Shala me fanellën e kaltër të Dinamos kundër Vojvodinës

Dhe Shala njihet si nga ish futbollistët që nuk kishte frikë kudo që luante dhe shkatërrues për ekipet serbe dhe ish jugosllave.  Shala kujtohet edhe në kohën kur luante në Dinamon e madhe, midis të Nishit kishte ngritur dy gishtërinj, sa gati ndodhi belaja! Shala i takon një brezit të klubeve të mëdha, nga Liria në Partizani, pastaj në Prishtinë, Dinamo, Rennes, Stuttgarter Kickers, Chemnister, Fortuna Dyseldorf, Leipzig e Manheim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat