Challandes flet për vendimin e shqiptarit që shkoi te Zvicra

Futboll

Challandes flet për vendimin e shqiptarit që shkoi te Zvicra

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:59
Challandes flet për vendimin e shqiptarit që shkoi te Zvicra

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar vendimin e mbrojtësit të Huddersfield-it,  Florent Hadërgjonaj, i cili iu bashkua kombëtares së Zvicrës. “Sa i përket Florentit ne kemi biseduar shumë, por ai nuk ka marrë një vendim që të luajë për Kosovën”, tha Challandes.

“Ai është ftuar për Zvicrën në dy ndeshjet e ardhshme, dhe nëse luan qoftë edhe një minutë në këto ndeshje, ai do të luajë për Zvicrën”, ka thënë Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat