Challendes: Me rëndësi që paraqitja e ekipit të jetë në nivel

Futboll

Challendes: Me rëndësi që paraqitja e ekipit të jetë në nivel

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:14
Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp para dy ndeshjeve me Maltën dhe Ishujt Faroe

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp para dy ndeshjeve me Maltën dhe Ishujt Faroe.

Në këtë konfercë përzgjëdhësi i Kosovës tregoi pritshmëritë për dy ndeshjet e ardhshme, por më shumë u fokusa tëk lojtarët të cilët i ka përzgjedhur për këto dy ndeshje.

Ndërkohë që të gjithë janë çuditur nga fakti se sulmuesi Besart Celina nuk është ftuar për këto dy ndeshje, por Challendes pati një shpjegim për këtë, duke theksuar se tani për tani nuk është momenti për të ftuar Celinën në kombëtarën e Kosovës.

“Abosulutisht Celina është një lojtar mjaftë i mirë, lojtar që më pëlqën, më pëlqën mënyra e tijë e lojës më pëlqen stili i tij, mirëpo këtë herë këmi vedosur se nuk është koha adekuate për të qenë me ne”, pohoi zvicerani.

I pyetur nga gazetarët rreth pritshmërive për këto dy ndeshje të Tetorit Challendes u shpreh se për të nuk është me rëndësi se sa pikë mërr nga këto dy ndeshje, por më e rëndësishme do të jetë përformanca e lojtarëve të tijë, dhe pas performancës vijnë pikët.

Atëherë asnjëherë para ndeshejve nuk them se na duhen 3 pikë, 6 pikë ose më shumë pikë, ajo e cila është primare për mua është performaca e lojtarëve të mi në këto ndeshje, normalisht që jemi në mes të kësaj gare dhe pikët kanë një rëndësi të madhe, por pikët vijnë në bazë të asaj paraqitje të cilin ne e shfaqim në fushë, prandaj gjithmonë në kokën timë, gjëja e parë që mendoj është paraqitje dhe më pas pikët të cilët marrim nga ajo paraqitje”, u shpreh Challendes.

Kujtojmë që në konferencën para ndeshjeve të Shtatorit, Challendes kishte pohuar se gjasat janë të mëdha që Florent Hadërgjonaj, ti bashkohet ekipit të përfaqësuesës së Kosovës, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe vetëlojtari pranoi të luantë për kampin zviceran.

“Kam folur shumë në muajin e fundit, por ai nuk ka qenë në gjendje për të dhënë përgjigje për Kosovën. Tani është ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares Zvicrane në dy ndeshjet e radhës dhe nëse luan një minutë, atëherë nuk do të mund të luajë për ne,pra do të luajë për Zvicrën ky është rregulli. Por, unë e pranoj zgjedhjen e tij dhe e respektoj, njëjtë edhe në rastin e Ajetit, u shpreh Callendes për situtën e Hadërgjonaj.

Pas përfundimit të konferencës, Posta e Kosovës ka prezantuar në një ceremoni emetimin e Pullës postare me portretin e ish presidentit të FFK-së Fadil Vokrri.

Sejdi Hoxha, drejtor ekzekutiv i postës, pohoi se Posta e Kosovës vazhdon traditën, në krijmin e pullave postare në nderim të legjendave kosovare, e këtu nuk mund të mungonte as pulla dedikuar legjendës së futbollit Kosovar, Fadil Vokrri.

Ndërkohë që djali i ish kryetarit të Federatës së Kosovës, Gramoz Vokrri, si dhe kryetari i tanishëm i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi e falendëruan postën e Kosovës, për këtë pullë kushtuar të ndjerit Fadil Vokrri.

Kujtojmë që Kosova do të luajë me 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” me Maltën, kurse më pas do të ndeshet me Ishujt Faroe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat