Cairo, mohon interesimin për Lazzarin

Futboll

Cairo, mohon interesimin për Lazzarin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:43
Cairo, mohon interesimin për Lazzarin

Pas ndeshjes së mirë të zhvilluar ndaj Interit, radarët e merkatos janë të gjithë të fokusuar te Manuel Lazzari i Spalit, i cili po vëzhgohet me interes nga klubet e mëdha. Sipas raportimeve të mediave italiane, Torino ka arritur të “bllokojë” mesfushorin për 2019-ën, por menjëherë vjen dhe përgënjeshtrimi i këtij lajmi nga presidenti i “granatave”, Urbano Cairo, i cili gjatë një interviste deklaroi se nuk është e vërtetë, pasi nuk po mendon aspak për merkaton. 61-vjeçari theksoi se është vetëm fillimi i kampionatit dhe se në pozicionin e Lazzarit, ka tre lojtarë Ola Aina, Ansaldi dhe De Silvestri dhe se për momentin nuk ka ndërmend të “bllokojë” asnjë lojtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat