Binaku e Vrioni, shpresojnë në fitore kundër Jordanisë dhe Izraelit

Futboll

Binaku e Vrioni, shpresojnë në fitore kundër Jordanisë dhe Izraelit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:08
Binaku e Vrioni, shpresojnë në fitore kundër Jordanisë dhe Izraelit

Egzon Binaku dhe Giacomo Vrioni ishin dy futbollistët të cilët dolën përpara mediave në prag të ndeshjeve që Shqipëria do të luajë gjatë kësaj jave, respektivisht të mërkurën me Jordaninë dhe të dielën në transfertën zyrtare në Izrael. Mbrojtësi Binaku që luan me Malmon në Suedi  theksoi që klima në skuadër është e mirë dhe në Izrael ekipi shkon për fitore: “Klima në skuadër është shumë e mirë. Ndaj Izraelit do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar dhe për këtë do të punojmë shumë gjatë këtyre ditëve.

Nuk kemi bërë një prezantim të mirë me Skocinë, por tashmë e dijmë se çfarë duhet të korrigjojmë për të shkuar sërish drejt fitores. Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë. Ana psikologjike e skuadrës është një faktor shumë I rëndësishëm në mbarëvajtjen e ndeshjeve”, – theksoi Binaku.

Nga ana e tij, sulmuesi Vrioni deklaroi: “Ftesa më erdhi në rrugë zyrtare, kur më telefonuan për të më thënë që jam i grumbulluar me ekipin kombëtar A. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të bëj më të mirën time. A do të luaj? Zgjedhjet i takojnë trajnerit, ndërsa unë do të mundohem të jap më të mirën në fushë, nëse më jepet mundësia. Por, objektivi I përbashkët për të cilën e gjithë skuadra do angazhohet është kualifikimi për në kampionatin Europian”,- theksoi Vrioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat